“Tuneli i fundit”, ekspozita me emrat e grave të vrara gjatë viteve të fundit në Kosovë

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është duke u shfaqur ekspozita “Tuneli i fundit”.

Aty janë ekspozuar emrat e grave të vrara gjatë viteve të fundit në Kosovë.

Kjo ekspozitë i dedikohet vajzave dhe grave të vrara si rezultat i dhunës me bazë gjinore.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Drejtësisë, ekspozita sot do të jetë në Prishtinë për të vazhduar më pas edhe në Prizren dhe në Pejë.