Tubimi i VV nis me himnin kombëtar

Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të marrë pjesë në tubimin e LVV-së.

Me ardhjen e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nisi edhe tubimi i thirrur. I njëjti tubim nisi me himnin kombëtar.

KALLXO.com po transmeton live tubimin e thirrur nga ana e LVV-së.

Gjithashtu gjatë këtij tubimi pritet që të u drejtohet qytetarëve edhe i pari i VV-së, Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim siç e ka quajtur paqësor, për të shënuar 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e formimit të Vetëvendosjes.

Një numër i madh i zyrtarëve policor janë parë rreth e rreth Qeverisë së Kovës. Të njëjtit janë angazhuar për të mbajtur rend gjatë tubimit.

https://www.facebook.com/kallxo/videos/973719069750189/