
Tubimi i Ramush Haradinajt me vetëm një qytetar me maskë
Në kohën kur qytetarët po gjobiten për mos vendosjen e maskave si masë mbrojtjese ndaj COVID-19, politikanët e vendit jo rrallë herë janë parë duke i respektuar masat.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në një vizitë sot në Marmull të Gjakovës bashkë me deputetët Haxhi Shala, Pal Lekaj dhe me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi e me dhjetra banorë shihen se nuk kanë vendosur maskat. Në këtë takim në mesin e tyre shihet se vetëm njëri nga ta ka respektuar thirrjen e institucioneve.
Fotografitë i ka postuar vetë Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.
Përveç kësaj, disa prej tyre nuk kanë respektuar as distancën sociale.
Në anën tjeter që nga e hëna në bazë të një vendimi të Qeverisë Hoti pjesë e të cilës është edhe AAK si partner i koalicionit, një person që nuk do të bartë maskë jashtë shtëpisë së banimit mund të dënohet me 500 euro deri me 1000 euro.
Këto janë fotografitë nga takimi i sotëm i ish-kryeministrit Haradinaj në Gjakovë: