Tubimi i LDK ne Lipjan
Tubimet e LDK-së në Lipjan e Podujevë, shkelje drastike e masave kundër coronavirusit
08.2.2021 - 18:52
Partitë politike në Kosovë kanë nisur tubimet e tyre elektorale para dhe pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.
Këto tubime, të cilat po mbahen zakonisht në ambiente të mbyllura, po karakterizohen me shkelje drastike të masave kundër përhapjes së COVID-19.
Në tubimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot në Lipjan dhe Podujevë shihet një numër i madh personash, përkundër se Ligji COVID-19 thotë se nuk lejohen më shumë se 30 individë në një hapësirë të mbyllur.
Gjatë këtij tubimi nuk është respektuar distanca dhe shihen persona pa maska.


