Trusti tregon kur transferohen pagesat e para të 10 përqindëshit

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka bërë të ditur se për aplikimet e para të qytetarëve për tërheqjen e 10 përqindëshit, pagesat do të dalin në llogaritë bankare më 23 dhjetor 2020.

“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, është hapur aplikimi në Trust për të gjithë qytetarët, për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind.