Trusti publikon numrin e kontribuesve sipas vlerës që kanë në llogari

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka publikuar tabelën se sa është vlera që qytetarët i kanë në xhirollogaritë e tyre.

Sipas tabelës së publikuar, rreth 213 mijë kontributpagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e kontribuesve.

Deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.

Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë mbi 104 mijë qytetarë.

Nga numri total i kontribueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.

Kemi pasur shumë kërkesa, nga shoqëria civile dhe mediat, për numrin e kontribuuesve sipas bilancit që kanë në Trust. Për informim të gjerë, më poshtë janë të dhënat e datës 30 shtator 2020.

Publiée par Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës sur Lundi 12 octobre 2020

Sot, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim e ka votuar në parim Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19.