Trusti jep detaje rreth pagesës së 10 përqindëshit

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar qytetarët rreth çështjes teknike të pagesës së 10 përqindëshit.

“Kemi mesazhe për shqetësimet e bilancit që është zbritur në llogari dhe shumës për të cilën është aplikuar për 10%. Më së miri është që të prisni ekzekutimin e pagesës në banka që ta kontrolloni gjendjen e bilancit dhe shumës përfundimtare në bankë”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Tutje në njoftim thuhet se për momentin është duke u bërë regjistrimi kontabël në sistemin e menaxhimit të llogarive, dhe informacioni i 10 përqindëshit paraqitet në dy fusha: vetëm si kontribute dhe bashkë me kthim nga investimet.

“Në bilancin përfundimtar të gjendjes mund ta vëreni më së lehti dallimin. Pra, që ta vëreni qartë dallimin, ju lutemi që të prisni deri më 23 dhjetor për t’i kontrolluar të gjitha pagesat e aplikimeve prej 11 deri 17 dhjetor 2020”, thuhet në njoftim.

Sot, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka bërë të ditur se për aplikimet e para të qytetarëve për tërheqjen e 10 përqindëshit, pagesat do të dalin në llogaritë bankare më 23 dhjetor 2020.

“Të nderuar kontribuues, për aplikimet që janë kryer prej datës 11 deri më 17 dhjetor, ekzekutimi i pagesës së 10%-shit nga Trusti, siç edhe është njoftuar gjatë aplikimit, pritet të bëhet më 23 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Pas miratimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, është hapur aplikimi në Trust për të gjithë qytetarët, për tërheqjen e mjeteve prej 10 për qind.

Trusti tregon kur transferohen pagesat e para të 10 përqindëshit