FOTO: Euronews Albania

'Trupin e treta në acid', gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

Policia spanjolle ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila ishte e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco R., autorin e dyshuar të vrasjes.

Pas arrestimit nga policia, Marco R. rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, si dhe shtoi se kishte përdorur dhe acid për të zhdukur trupin.

Mediat spanjolle konfirmojnë se pas deklarimve të italianit, agjentët kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Policia ka kontrolluar në raste të ndryshme apartamentin e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë edhe qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.

Sibora Gagani u shpërngul me Marco R. në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re.

Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç ndodhi më në fund./ euronews.al