Donjeta Pajazitaj - Foto: Facebook

Trupi gjykues bashkë me të dyshuarin kryesor dalin në vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj (VIDEO)

Trupi gjykues ka dalur për herë të parë në vendin ku rreth shtatë vjet më parë ishte gjetur trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj.

Bjeshkët e Strellcit të Deçanit, si dhe disa rrugë të këtij fshati, kanë qenë vendi ku janë kryer shumë ekzaminime gjatë ditës. I pranishëm ka qenë edhe i dyshuari kryesor, Naser Pajazitaj, si dhe familjarë të Donjetës. Një ekip i Radio Televizionit Dukagjini i ka përcjellur këto zhvillime nga afër.