Trumpi u druan pasojave të komenteve raciste në tubimin e tij
Donald J. Trump dhe aleatët e tij janë plot shpresë se u janë rritur mundësitë për fitore në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2024. Por ka shenja, publikisht dhe privatisht, se ish-presidenti dhe ekipi i tij janë të shqetësuar për përshkrimet që kundërshtarët po ia bëjnë atij si racist dhe fashist, duke ngjallur drojën se këto mund të humbin besimin e segmenteve të caktuara të votuesve, analizon gazeta “The New York Times”.
Shqetësimet janë ngritur pas një aktiviteti gjashtë-orësh të fushatës së Trumpit në palestrën e madhe “Madison Square Garden” në qytetin njujorkez, ku u mbajtën edhe fjalime me gjuhë jokorrekte, përfshirë edhe një performancë të një komediani të njohur për shakatë e tij raciste, të cilat e përshkruan Porto Rikon si një “ishull lundurs mbeturinash” dhe përdori shaka të tjera raciste në kurriz të afro-amerikanëve.
Reagimi i ashpër në mesin e figurave të njohura në Porto Riko ishte i menjëhershëm në mediat sociale, duke detyruar fushatën e Trumpit të lëshonte një komunikatë të rrallë defensive, me të cilën u distancua nga komentet fyese. Në një garë të ngushtë presidenciale, çdo zonë zgjedhor mund të jetë vendimtare dhe komuniteti i Porto Rikos në Pensilvanisë ishte në mendjen e Trumpit dhe aleatëve të tij derisa po peshonin pasojat e komenteve raciste.
Daniel Alvarez, këshilltare e lartë e fushatës së Trumpit, ka thënë në një deklaratë të shkruar se shakaja për Porto Rikon “nuk reflekton pikëpamjet e presidentit Trump ose të fushatës”.
Karakteri i Trumpit është dalluar përherë për mungesën e gatishmërisë për të shprehur keqardhje, kurrë nuk ka pranuar gabime dhe gjithnjë është përpjekur të injorojë kundërthëniet. Deklarata e zonjës Alvarez ishte një përjashtim i rrallë prej praktikës, duke reflektuar shqetësimin e Trumpit për ndikimin e votuesve të pavendosur në ditët e fundit të fushatës së tij presidenciale kundrejt demokrates Kamala Harris.
Disa aleatë të Trumpit nga radhët e republikanët, duke parë shqetësimet e ngritura nga komentet, menjëherë kanë kritikuar shakanë dhe artistin Tony Hinchcliffe.
David Urban, këshilltar jozyrtar i Trumpit me lidhje të forta në Pensilvani, ku ka numër të madh të komunitetit nga Porto Riko, ka postuar në X: “Mendoj nuk ishte argëtues dhe fatkeqësisht ofendoi shumë miq tanë nga Porto Riko”, ka shkruar ai, duke shprehur nëpërmjet një hashtag “dashurinë” e Trumpit për Porto Rikon.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com