Foto: Donald J. Trump / Facebook
Trumpi do ta ndalojë 'shtetësinë automatike' për të porsalindurit në SHBA
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të rishikojë mundësinë e faljes të të gjithë pjesëmarrësve, të përfshirë në trazirat e Capitolit amerikan më 2021, me të marrë timonin e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar – ka raportuar, më 09.12.2024, transmetuesi BBC.
“Ata njerëz po jetojnë në ferr.” – ka deklaruar ai, për ‘Meet the Press’, në NBC, në intervistën e tij të parë për këtë rrjet televiziv – pas fitores në Zgjedhjet e Nëntorit.
Presidenti i zgjedhur republikan është zotuar, gjithashtu, se do t’i japë fund shtetësisë automatike për këdo që lind në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me demokratët, për të ndihmuar disa prej emigrantëve ilegalë, të cilët ishin sjellë në SHBA si fëmijë.
Në një intervistë të gjatë, të incizuar të premten, Trumpi ka premtuar se do të ketë shumë ‘urdhra ekzekutivë’ – përfshirë ata për emigrantët, energjinë e ekonominë, pas Ceremonisë së Inaugurimit, më 20 Janar.
Megjithëse, ka sugjeruar se nuk do të kërkojë nga Departamenti i Drejtësisë, që ta hetojë Joe Bidenin – ka thënë se disa prej armiqve të tij politikë, përfshirë disa kongresistë, të cilët hetuan trazirat e Capitolit, duhet të burgosen.
Trumpi është pyetur nëse do të kërkonte faljen e qindra personave të përfshirë në trazirat e Janarit 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan Kongresin tre muaj pas humbjes së tij, në Zgjedhjet e vitit 2020.
“Do t’i shohim rastet e pavarura.” – ka thënë ai. “Po, por do të veproj shumë shpejt.”
“Në ditën e parë.” – ka thënë ai.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com