Trumpi do paqe – ukrainasit druajnë sesi mund të jetë ajo

“Nuk kam kurrfarë plani për të ardhmen”, thotë Oleksandr Bezhani, derisa qëndron afër një rrethoje të boshatisur, ku dikur kishte punuar si peshkatar në bregun e Lumit Dnjepër në Ukrainën jugore. “Nëse zgjohem shëndosh e mirë në mëngjes, kjo është mjaftueshëm mirë”.

Malokaterynivka shtrihet nja 15 kilometra në veri të vijës së frontit në rajonin e Ukrainës, Zaporizhia, shkruan gazetari James Waterhouse në një reportazh për BBC-në nga Ukraina jugore.

Nëse presidenti amerikan Donald Trump ia del ta ndalë luftën, Malokaterynivka shpreson se do të përfundojë në anën e drejtë të atij fronti lufte.

 

Tani për tani, ukrainasit guxojnë të ëndërrojnë se do ta fitojnë luftën

Ata mbi të gjitha fituan betejën e Kievit dhe çliruan hise të mëdha atë territorit të tyre gjetiu.

Por kanë kaluar tetëmbëdhjetë muaj, por shkëmbimi i zjarrit me artileri të rëndë reflekton dështimin e atij operacioni, dhe dominimin e Rusisë.

Vija e frontit ndodhet përgjithësisht në të njëjtin vend – por shtrati i gjerë i lumit ka ndërruar lokacion.

Kur rusët pushtuan Kakhovskan, u shkatërrua diga, duke ndryshuar rrjedhën. Dhe kjo reflekton edhe qorrsokakun në të cilin është zhytur edhe vetë lufta në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë dëshiron që t’i japë fund luftës, por kjo nuk është aq e thjeshtë sa të mjaftojë një vërshëllimë bilbili dhe gjithçka të marrë fund.

“Nëse vija e frontit kthehet në kufi, do të jetë e frikshme… luftimet do të mund të shpërthenin në çdo moment”, thekson Oleksandr.

Shtrati i ekspozuar i lumit ndan lokacionin ku ndodhet ekipi i BBC-së nga territori i pushtuar rus.

Rrezet e largëta të diellit reflektojnë në materialin metalik të uzinës bërthamore të Zaporizhias, nën kontrollin e rusëve prej vitit 2022.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara duan paqe, por në këtë pikë mbaron edhe mbaron edhe konsensusi.

Vizioni i Uashingtonit për të, bashkë me realitetet e fushëbetejave, nënkupton se Rusia me gjasë do të mbajë tokën e pushtuar ukrainase.

Ukraina ndërkaq kërkon garanci të forta që do të parandalonin kalimin e shtratit të lumit nga forcat ruse.

Në vend të kësaj, Donald Trumpi ka hedhur poshtë ëndrrën e Kievit për anëtarësim në aleancën e NATO-s, derisa vazhdon të jetë i fokusuar te Rusia.

 

“Ka ndjesi tradhtie”

Gazetar Waterhouse, i cili ka raportuar luftën në Ukrainë qe më shumë se tri vjet, thotë se është e vështirë që ukrainasit ta pranojnë këtë si fakt të kryer.

“Ka ndjesi tradhtie. Komentuesit kritikojnë ose presidentin ukrainas Zelensky, ose politikën e re të jashtme të aleatit të tij më të madh”, shkruan ai.

“Kufiri nuk do të varej prej nesh”, thekson Oleksandr. “Mbase nuk do të funksionojë, por Seuli është 30 kilometra larg nga Koreja Veriore, dhe ata disi jetojnë dhe propserojnë”.

Sfida e Malokaterynivkas për gjetjen e një qëllimi të ri është në zemër të së ardhmes së Ukrainës.

Dhe derisa politikanët vazhdojnë të flasin, ukrainasit vazhdojnë të luftojnë dhe vdesin.

Fshatarët mblidhen për varrimin e një ushtari lokal, gjithashtu me emrin Oleksandr. Gjysma e varreve në varreza janë të reja.

Ceremonia nuk mund të zgjasë më shumë se 25 minuta për shkak të kërcënimit të artilerisë. Xhemati mbulon arkëmortin derisa bashkëluftëtarët e dëshmorit shtënë për nderim në qiell.

“Nuk kam shpresa për armëpushim”, thekson e veja Natalya, e cila megjithatë shpreson se do ta ketë gabim.

“Ata po vazhdojnë të çojnë gjithnjë e më shumë djem tanë në front. Sikur të mund të gjenin një shteg për t’i dhënë fund luftës”.

Përgjatë shtratit të lumit ndodhen shinat e një hekurudhe të papërdorur rrethuar me tela gjemborë.

“Është për të ndalur agjentët rusë që sabotojnë”, shpjegon Lyudmyla Volyk, e cila tërë jetën e saj ka jetuar në Malokaterynivka.

Trenat shpinin drejt Krimesë në jug.

“Shpresojmë se një ditë do të riparohet”, thotë me shpresë 65-vjeçarja. “Dhe se një ditë do të shkojmë në Krimenë tonë”.

Gadishulli u pushtua njëmbëdhjetë vjet më parë nga Rusia dhe, shkruan gazetari i BBC-së, është e zorshme të merret me mend se ëndrra e Volykut do të realizohet një ditë.

Presidenti Zelensky këmbëngul se nuk do të nënshkruajë asnjë marrëveshje që nuk përfshin Ukrainën, kështu që a i beson Lyudmyla se do ketë një marrëveshje që e mbron atë?

“Duam të besojmë”, përgjigjet ajo pas frymëmarrjes së thellë.

Nëse Donald Trump sjell paqe në Ukrainë, ajo do të mirëpritet gjithandej.

Është e dëshirueshme perspektiva e netëve të qeta, sirenave të heshtura dhe ushtarëve që kthehen në shtëpi.

Por siç qëndrojnë gjërat, çdo lehtësim do të mbytet shpejt nga pyetjet pa përgjigje se si do të mbahej një armëpushim dhe kush do ta zbatonte atë, shkruan Watherhouse i BBC-së nga terreni.

Kievi do ta shohë këtë mungesë detajesh si shpresë se ende është pjesë e lojës. Halli i Ukrainës është ngjashëm mund ta shohë edhe Rusia.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com