Presidenti amerikan, Donald Trump - Foto: REL/Reuters

Trump urdhëron ndaljen e eksportimit të maskave

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar të premten administratën e tij që të ndalojë eksportin e maskave të tipit N95 dhe pajisje të tjera mbrojtëse, të domosdoshme për të luftuar kundër përhapjes së coronavirusit të ri.

Përmes një komunikate, ai ka treguar se është thirrur në “Defense Production Act”, i cili i jep pushtet të posaçëm në kohë krize dhe ka deklaruar se vendimi i tij është një masë e re në luftën aktuale kundër shterimit të rezervave, të ngritjes së çmimeve dhe “përfituesve të luftës”, raporton Reuters.

Deri të shtunën në mbrëmje, në Shtetet e Bashkuara nga coronavirusi janë prekur 311,637 persona, ndërkohë që kanë vdekur 8,454.

Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve po rritet për çdo orë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!