Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Trump thotë se ShBA-ja e ka kaluar kulmin e rasteve me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se ShBA-ja e ka kaluar kulmin e rasteve të reja me coronavirus, duke parashikuar se disa shtete do të rihapen këtë muaj.

Trump i tha Shtëpisë së Bardhë se udhëzimet e reja do të shpallen të enjten pasi ai të kishte folur me guvernatorët, raporton BBC.

“Do të rikthehemi të gjithë ne,” tha presidenti. “Ne duam ta kthejmë vendin tonë.”

SHBA ka rreth 640 mijë raste të konfirmuara të Covid-19 dhe mbi 30 mijë e 900 vdekje.

Këto komente të Trumpit erdhën pasi New York City raportoi një rritje të vdekjeve të viruseve në 10 mijë e 367.