Greta Thunberg FOTO-CNN

Trump tallet me aktivisten e ndryshimeve klimatike Greta Thunberg

Presidenti Trump u tall me aktivisten suedeze  për ndryshimet klimatike Greta Thunberg në llogarinë e tij ne Tëitter të hënën  mbrëma, e cila i kritikoi ashpër lideret botërorë për mos angazhim të mjaftueshëm në ndryshimet klimatike.

Trump ndër të tjera shkroi “ajo duket si një vajzë e re dhe e lumtur e cila përpiqet për një të ardhme më të ndritur, është mirë të shohësh diçka të tillë”, raporton CNN.

Kjo lloj përgjigje po konsiderohet si një tallje me fëmijë.

Në video Thunberg duket shumë e frustruar dhe sikur po mban lotët teksa po i adresohej Asamblesë së Përgjithshme.

Thunberg në fjalimin e saj vëri theks në rrezikun e zhdukjes së ekosistemeve.

“Njerëzit po vuajnë, po vdesin të gjitha ekosistemet janë drejt rënies, jemi në fillimin e një zhdukje masive dhe gjithçka për çfarë ju flisni janë paratë dhe përrallat për një rritje të përjetshme ekonomike”.

Ajo nuk përmendi emrin e ndonjë lideri gjatë fjalimit por fjalimi i saj ishte direkt për të gjithë.

“Si guxoni të shmangeni duke thënë se po bëni mjaftueshëm kur politikat dhe zgjidhjet e nevojshme nuk shihen askund, ju thoni se po na dëgjoni dhe kuptoni urgjencën tonë, por pa marrë parasysh sa e mërzitur dhe zemëruar që jam, nuk dua ta besoj që edhe duke e kuptuar këtë situatë ju po dështoni në veprimet tuaja, nuk dua ta besoj se jeni kaq te këqinjë”.

Trump kishte bërë një ndales֜ë të shkurtër në këtë samit, gjatë rrugës së tij për në prioritetet e administratës së tij në një event për lirinë fetare, madje Trump qëndroi vetëm 15 minuta ku tha se  “ndryshimet klimatike janë vetëm nje shaka”.

Pas këtyre deklaratave të Trump shihet Greta e cila po i jepte një shikim të vrazhdë Presidentit.

Greta ka arritur që të kthejë pas vetes shumë njerëz e megjithëse  kishte filluar e vetme këtë iniciativë gjatë vitit te kaluar, duke protestuar çdo të premte, ditë kjo e cila edhe u bë simbol për këtë protestë.

 

Përgatiti- Ardita Zeqiri