Presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump strehohet në bunkerin e Shtëpisë së Bardhë gjatë protestave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është vendosur në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë të premten në mbrëmje, kur protestuesit po përplaseshin me policinë dhe agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës.

CNN raporton se pasi u transferua për pak kohë në një bunker nëntokësor gjatë protestave të së premtes mbrëma jashtë Shtëpisë së Bardhë, Trump e kaloi aty edhe të dielën, ndërsa dhuna u zhvillua aty pranë mes protestave që shfaqeshin nga Minneapolis në Miami dhe Portland në Filadelfia.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk i kanë komentuar këto raportime, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale.

Presidenti, Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Bowser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia./RTV21