Presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump pret rezultatet nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, po pret rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e tij, raporton CNN.

Ndihmësit e Trump kanë dhënë mesazhe të përziera rreth asaj se çka presin nga këto zgjedhje. Përderisa Sekretarja e Shtypit, Kayleigh McEnany, tha në mëngjes se nuk është e shqetësuar rreth rezuktateve sepse ajo u shpreh e bindur që do të jetë “bindëse”, Alyssa Farah tha se Shtëpia e Bardhë pret vonesa në shpalljen e rezultateve “sidomos në Pensilvani” dhe kritikoi votimin përmes postës.

Farah tha se Trump do ta bëjë paraqitjen e vet në ndonjë mënyrë nga Shtëpia e Bardhë sonte, pavarësisht se çka ndodh.