Donald Trump dhe Melanie Trump vizitojnë forcat amerikane në Irak (dhjetor 2018 - Foto: REL/AFP

Trump premton 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi sot se do të nënshkruajë një projektligj për mbrojtjen që parashikon 738 miliardë dollarë të destinuara për të gjitha politikat, duke filluar nga pushimet familjare e deri tek avionët luftarakë.

“Të gjitha përparësitë tona hynë në NDAA: Rritja e pagave për trupat tona, ndërtimi i forcave tona ushtarake, kufitare dhe forcën hapësinore,” shkroi Trump në Twitter.

Ai porositi Kongresin të mos vonojë miratimin e ligjit që ai do ta nënshkruajë menjëherë, raporton Reuters.

Të dy dhomat e Kongresit duhet të kalojnë një projektligj të mbrojtjes të njohur si National Defense Authorization Act (NDAA) dhe demokratët kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër tij./21Media