Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA
“Më shumë se 88 miliardë dollarë kosto në vit”
Këshilli Amerikan i Emigracionit, një organizatë e specializuar për këtë çështje, vlerëson se dëbimi i miliona njerëzve çdo vit do të kushtonte më shumë se 88 miliardë dollarë. Për më tepër, rreth pesë për qind e punëtorëve në SHBA thuhet se janë emigrantë pa dokumenta.
Vlerësohet se ata kanë paguar rreth 100 miliardë dollarë taksa në vitin 2022. Këta janë njerëz që punojnë në fabrikat e mishit, në bujqësi, kuzhinierë, kamerierë, kujdestarë të fëmijëve, shoferë taksie, korrierë që shpërndajnë dërgesat postare.
“Pa këta persona ekonomia amerikane do të ndalej”, thotë Benitez.
“Nuk do të na ndalojnë”
Politikanët demokratë po i kërkojnë presidentit Joe Biden të krijojë pengesa para përfundimit të mandatit të tij për planet e Trampit për dëbime. Kalifornia dhe shtete të tjera të udhëhequra nga demokratët, si dhe qytete të mëdha dhe të vogla si Los Angeles dhe Maryland, kanë njoftuar se do të kundërshtojnë planet e Trumpit
Protesta nuk drejtohet kundër dëbimit të kriminelëve të dhunshëm, por kundër dëbimit që kërcënon të tjerët. I emëruari i Patrullës Kufitare Homan tha në Fox News: “Ne do të zbatojmë ligjin dhe ata nuk do të na ndalojnë.”
Dëbimet janë të zakonshme në SHBA. Barack Obama, për shembull, u quajt “kryedeportuesi” nga kritikët. Gjatë tetë viteve të tij si president, ai dëboi rreth tre milionë emigrantë të paligjshëm. Por Trump synon përmasa të tjera. Ndërsa njerëzit kanë frikë se ai mund të anashkalojë ligjin.
“Ne jemi të përgatitur”, thotë profesori dhe avokati Benitez. Dhe shton: “Do të kemi sukses, sepse jemi në anën e duhur të historisë”. dw.com