Trump mesazh popullit iranian: Ne dëshirojmë paqe

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak, pati një mesazh edhe për popullin iranian.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë paqe dhe një të ardhme të shkëlqyer për Iranin.

“Dhe në fund për njerëzit dhe udhëheqësit e Iranit. Ne dëshirojmë që ju të keni një të ardhme të shkëlqyeshme, ashtu si e meritoni. Një prosperitet në shtëpi dhe në harmoni me kombet e botës. Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të përfaqësojnë paqen me të gjithë ata që e kërkojnë atë”, tha ndër të tjera Trump.

Ai menjëherë pasi përfundoi fjalimin u largua, duke mos pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Fjalimi i tij ngjalli interesim të jashtëzakonshëm, ku u përcoll drejtpërdrejt nga miliona shikues në rrjetet sociale.

Trump premton sanksione të reja ndaj Iranit

LIVE – Fjalimi i Donald Trump për sulmet e Iranit