Trump kërkoi hetim për djalin e Joe Biden nga Presidenti i Ukrainës

Në një bisedë telefonike, presidenti Trump i kishte kërkuar disa herë presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky hetime në lidhje me Hunter Biden djalin e Joe Biden, për kohën kur ai kishte punuar me një kompani gazi ne Ukrainë.

Trump i kishte kërkuar rreth 8 herë presidenit të Ukrainës që të punojë me avokatin e tij personal Rudy Giuliani madje kishte kushtëzuar një ndihmë në armatim prej 250 milionë eurosh për Ukrainën me kusht që të fillojnë hetimet kundër Hunter Biden, raporton CNBC.

Për shkak të reagimeve të shumta Presidenti Trump ka vendosur ta anulojë këtë ndihmë  të cilën ia kishte folur më herët presidentit të Ukrainës.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kundërligjore të kërkosh ndihmë nga vendet tjera për të arritur qëllime politike në vendin tënd.

Përgjimi i kësaj telefonate kishte ngritur në këmbë të gjithë Kongresin, madje Biden kishte kërkuar nga Donald Trump të publikojë një transkript të thirrjeve në mënyrë që “populli amerikan ta gjykonte vetë situatën”.

Biden madje deklaroi se   “nëse këto përgjime janë të vërteta  atëherë Presidenti Trump nuk di kufij në abuzimin e pushtetit dhe poshtërimit të këtij vendi.

Ai tha se kjo sjellje është e pështirë sepse e shfrytëzon politikën e jashtme dhe e nënvleftëson sigurinë kombëtare për arritje të qëllimeve politike.

Biden është kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020 e që pritet ta ketë si kundërkandidat Donald Trump nga ana e republikanëve.

Sipas një raportimi të një zyrtari ukrainas, Trump kishte kërkuar këto hetime në  mënyrë që ta diskualifikojë nga gara Joe Biden.

Një sjellje e tillë e cila po konsiderohet si skandal nga ana e presidentit Trump ka filluar ta shtyjë senatin drejt një “Impeachment”( shkarkim të mundshëm) ndaj Donald Trump.

Përgatiti-Ardita Zeqiri