Trump i jep vetës meritat për përfundimin e luftës së Kosovës  

Presidenti Donald Trump i ka shtuar një rresht të ri rezymesë së tij për politikën e jashtme, duke përsëritur në vazhdimësi se ai ka ndërmjetësuar në dëhnien fund të një konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me gjithë faktin se Lufta e Kosovës ka përfunduar më shumë se dy dekada më parë – një pretendim ky bizar dhe i pasaktë ndërkohë që Presidenti Trump po e shpalos aftësinë e tij prej paqebërësi në këtë javë përmbyllëse të fushatës elektorale, shkruan revista amerikane Forbes.

Gjatë një tubimi elektoral në Nebraska ditën e martë, Trump deklaroi se Serbia dhe Kosova po luftonin prej shekujsh, megjithatë ky konflikt i përgjakshëm përfundoi kur Trump u tha liderëve të të dy vendeve se ai nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje tregtare me ta në rast se nuk do të ndalonin së vrari njëri-tjetrin, një manovër e suksesshme kjo e cila sipas parashikimeve të Presidentit Trump “ka shpëtuar shumë jetë njerëzish.”

Të dielën që lëmë pas, Trump e tha pothuajse të njëjtën gjë, duke deklaruar përballë turmës në New Hampshire se ai ka ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila i dha fund dekadave të gjakderdhjes dhe e cila u përmbyll teksa udhëheqësit e të dy vendeve “po përqafonin dhe puthnin” njëri-tjetrin në Shtëpinë e Bardhë këtë vit. 

Në fakt, lufta e tmerrshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përfundoi në vitin 1999, shkruan tutje revista Forbes. 

Donald Trump ka negociuuar arritjen e një marrëveshje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjjatë këtij viti, mirëpo ajo marrëveshje kryesisht ka të bëjë me ekonominë dhe transportin dhe se nuk ka zgjedhur çështje të vështira gjeopolitike të tilla sikurse refuzimi i Serbisë për ta pranuar shtetësinë e Kosovës që nga koha kur Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008.

Shtëpia e Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk janë përgjigur menjëherë lidhur me këto komente të bëra nga Presidenti Trump ndërkohë që Shtabi Elektoral i Trump e ke ridrejtuar këtë kërkesë tek drejt Shtëpisë së Bardhë. 

“Mendoj se ata po luftonin prej 400 vitesh, nëse do të donit ta dinit të vërtetën. Por ata po luftonin për një kohë të gjatë,” deklaroi Trump të martën që kaloi. “Ata u dakorduan që ta arrijnë një marrëveshje, dhe krejt papritmas dy muaj më parë, ata u gjendën në Zyrën Ovale duke u përqafuar dhe u puthur me njëri-tjetrin.” 

Trump po e përdor marrëveshjen ekonomike Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga vetë ai si një prej dallimeve kryesore midis tij dhe rivalit të tij, demokratit Joe Biden, duke sugjeruar që Biden nuk ka konsistenë për ato negociata. 

Ironikisht, Biden ishte i përfshirë drejtpërdrejt në reagimin e SHBA ndaj Luftës së Kosovës. Si senator i Sh.B.A, ai i kishte mbështetur  sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999, një veprim ky i cili kishte qenë krucial për t’i dhënë fund luftimeve dhe spastrimit etnik në Kosovë.