Donald Trump - Foto: REL/AFP

Trump godet punëtorët e huaj me ngrirje të vizave

Presidenti i Amerikës ,Donald Trump ka zgjatur pauzën në disa kartona të gjelbër dhe ka suspenduar vizat për punonjës të huaj deri në fund të vitit 2020, shkruan BBC.

Nga kjo ngrirje vizash do ndikohen punonjësit e teknologjisë, ndihmësit sezonalë jobujqësorë dhe drejtorë ekzekutivë të pozitave të larta.

Shtëpia e Bardhë tha se kjo lëvizje do krijojë vende pune për amerikanët që janë dëmtuar ekonomikisht nga pandemia.

Por, disa kritikë thonë se Shtëpia e Bardhë po e shfrytëzon pandeminë për të shtrënguar ligjet e imigracionit.

Kjo ngrirje vizash do ndikojë tek më shumë se 500 mijë njerëz deri në fund të vitit.

Kjo përfshinë rreth 170 mijë njerëz të bllokuar nga vendimi për të zgjatur ndalimin në disa kartona të gjelbër- që u garanton vendbanim të përhershëm të huajve.

Ky urdhër për herë të parë u dha në prill dhe pritet të skadojë të hënën e ardhshme.

Ata që posedojnë viza nuk do preken nga këto rregulla të reja.

Ky urdhër po ashtu aplikohet tek vizat H-1B që shumica u garantohen punëtorëve të teknologjisë nga India si dhe punëtorët sezonal me viza të llojit H-2B, që përfshijnë industrinë e hotelerisë, shëndetësinë dhe industrinë e prodhimit.

Këto masa do kenë përjashtime për studentë dhe profesorë që hyjnë në kategorinë e vizave J-1 .