Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump: Gjithçka në rregull, e kemi ushtrinë më të mirë në botë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pasi që kishte vendosur të mos mbajë konferencë për shtyp pas sulmit që Irani ia bëri bazës ushtarake në Irak, i është drejtuar popullit amerikan përmes Twitter-it duke thënë që gjithçka duket mirë për SHBA-në.

“Gjithçka është në rregull! Raketa u gjuajtën nga Irani në drejtim të dy bazave ushtarake në Irak. Tani po bëjmë vlerësimin nëse ka viktima dhe dëme. Deri tani, shumë mirë! Ne e kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të pajisurën në botë, larg më të mirën. Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”, ka shkruar Trumpi.

Dhjetëra raketa janë hedhur drejt bazave ajrore në Irak, ku ka edhe ushtarakë amerikanë, nga Garda Revolucionare e Iranit, si përgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit të saj, Qassem Soleimani, nga një dron amerikan, në afërsi të Bagdadit, pak ditë më parë.

Irani sulmon bazën ushtarake amerikane në Irak

ShBA vret gjeneralin e forcave elite të Iranit

.