Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping. Fotografi nga arkivi.

Trump e fton Presidentin kinez në inaugurim - raporton CBS News

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka ftuar presidentin kinez, Xi Jinping, në ceremoninë e inaugurimit të tij në Janar – ka raportuar CBS News, duke iu referuar burimeve të shumëfishta – shkruan Reuters.

Ftesa për të marrë pjesë në inaugurimin e 20 janarit në Uashington është dorëzuar në fillimnëntor, menjëherë pas Zgjedhjeve Presidenciale të 5 Nëntorit. Dhe, nuk është bërë e qartë nëse është pranuar nga pala kineze – ka raportuar CBS.

Ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara nuk i ka kthyer menjëherë përgjigje Kërkesës së Reutersit për Koment.

Trumpi ka thënë në një intervistë për NBC News të premten se “e çon shumë mirë” me presidentin Xi dhe se kanë pasur “komunikim së fundmi edhe gjatë kësaj jave.”

Do të ishte e pashembullt që një lider i Kinës, kryerival gjeopolitik i Shteteve të Bashkuara, të marrë pjesë në inaugurimin presidencial amerikan.

Trumpi ka nominuar shumë figura të njohura me qëndrime të ashpra ndaj Kinës, për poste në administratën e ardhshme – përfshirë sekretarin e Shtetit, senatorin Marco Rubio.

Presidenti i zgjedhur ka thënë se do të vendosë një tarifë shtesë prej dhjetë% për mallrat kineze, derisa Kina të mos e ndalë trafikimin e substancës narkotike që krijon varësi, fentanil. Ai gjatë fushatës kishte kërcënuar mallrat kineze edhe me vendosje të tarifës prej 60%.

Në fundnëntor, mediat shtetërore kineze paralajmëruan Trumpin se zotimi i tij për tarifa shtesë ndal mallrave kineze sherri i fentanilit do të mund t’i zhyste dy Fuqitë më të Mëdha Ekonomike të botës në një luftë tregtare destruktive.

Në një ndodhi të ndarë të mërkurën, ambasadori kinez në Uashington, Xie Feng, lexoi një letër të Xisë për Këshillin Biznesor SHBA-Kinë, në një mbrëmje festive – ku lideri kinez shkruante se Pekini ishte i gatshëm për të ruajtur komunikimin me Shtetet e Bashkuara. Xie ka shtuar se dy vendet nuk duhet të ndikojnë në zinxhirët tregtarë.

Por Nicholas Burns, ambasador amerikan në Pekin, kishte thënë në një adresim të incizuar se Kina ka sfiduar raportet ndërmjet dy vendeve në fushën e konkurrencës. “Asnjë muhabet qëllimmmirë nuk mund të davarisë dallimet tona thelbësore.” – ka thënë ai.

 

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com