Trump dhe Biden bisedojnë në telefon për krizën e krijuar nga coronavirusi

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti, Joe Biden, kanë biseduar të hënën pasdite përmes telefonit në lidhje me krizën e krijuar nga coronavirusi, ka mësuar Fox News.

Një burim i afërt tha se ata biseduan për masat ndaj pandemisë COVID-19.

“Zëvendëspresidenti Biden dhe Presidenti Trump patën një bisedë të mirë”, tha në një deklaratë zv.menaxherja e fushatës së Biden dhe drejtoresha e komunikimeve, Kate Bedingfield.

“Biden ndau disa sugjerime për veprimet që Administrata mund të ndërmarrë tani për të adresuar pandeminë dhe shprehu vlerësimin e tij për shpirtin e popullit amerikan në përballimin e sfidave me të cilat përballet kombi”.

Biseda u zhvillua pasi që Fox News raportoi javën e kaluar se Biden ka propozuar që të bisedojë direkt me Trump për të diskutuar për strategjitë për të luftuar virusin.