Presidenti amerikan, Donald Trump.

Trump 'aprovon planin' për tërheqje të trupave nga Gjermania

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka aprovuar një plan për të tërhequr 9 mijë e 500 trupa Amerikane nga bazat në Gjermani në Shtator, thonë mediat amerikane.

Trump i cili për një kohë të gjatë është ankuar që anëtarët Evropian të NATO-së duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre, sipas raportimeve dëshiron që niveli i trupave amerikane të mbyllet me 25 mijë trupa.

Trupat ose do të ridërgohen diku tjetër ose do kthehen në shtëpi, raportojnë mediat duke cituar një zyrtarë të qeverisë.

Tensionet mes Amerikës dhe aleatëve të Natos janë rritur nën administratën e Trump.

Presidenti ka thënë se anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Nato) nuk duhet të mbështeten më tek SHBA-të kaq shumë për barrën e ruajtjes së aleancës.

Të premten, Trump i urdhëroi Pentagonit të hiqte përgjithmonë gati një të tretën e trupave të vendit aktualisht me qendër në Gjermani, raportoi ‘Wall Street Journal’, duke përmendur një zyrtar të administratës pa emër.

Ajo shtoi se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve do të duhet të aprovojë planin përpara se të mund ta zbatoj.

Shtëpia e Bardhë nuk i konfirmoi menjëherë raportet, por zëdhënësi John Ullyot tha në një deklaratë se SHBA mbetet “e përkushtuar për të punuar me aleatin tonë të fortë Gjermaninë” për mbrojtjen dhe çështje të tjera.

Trump ka ngritur më parë çështjen e të ashtuquajturës ndarje të barrës në samitet e NATO-së.

Debati përqendrohet rreth objektivit të dakorduar nga të gjithë anëtarët e aleancës që shpenzimet e mbrojtjes duhet të arrijnë në 2% të GDP-së (prodhimi i brendshëm bruto, vlera totale e mallrave të prodhuara dhe shërbimet e ofruara) deri në vitin 2024.

Vitin e kaluar, buxheti civil dhe ushtarak i NATO-së ishte rreth 1.67miliardë € tregojnë shifrat e kësaj të fundit.

Prania ushtarake amerikane në Gjermani është një trashëgimi e okupimit të vendit aleat pas Luftës së Dytë Botërore. Gjermania aktualisht deri tani ka numrin më të madh të forcave amerikane në Evropë, e ndjekur nga Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja.

Disa personel amerikan me qendër në Evropë mbështesin operacionet jo-NATO dhe numrat ushtarakë të SHBA-së ndryshojnë teksa forcat sillen brenda dhe jashtë Evropës./BBC