Trotuari shndërrohet në 'varrezë' të veturave - FOTO

Në rrugën ‘’Shkëlzen Haradinaj’’ në Prishtinë, një kompani që merret me rregullimin e makinave ka lënë vetura të cilat janë jashtë përdorimit në trotuar duke penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve të asaj zone.

Ekipi i KALLXO.com ka pyetur njërin nga punëtorët se a kanë marrë leje që të shfrytëzojnë trotuarin për qëllimet e biznesit të tyre ai ka thënë që kjo pjesë është pronë e tyre.

“Na e kemi deri në vija të bardha, është pika e jona që vet e kemi vetëm për veturat tona, nuk kemi marr leje prej komunës, por kjo është e jona’’, ka thënë njëri nga punëtorët.

KALLXO.com ka drejtuar pyetje dhe Komunës së Prishtinës lidhur më këtë situatë.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Komunë e Prishtinës në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se inspektorët e zonës janë marrë lidhur më këtë çështje.

“Inspektorët e zonës janë marr me këtë çështje, duke e obliguar palën me procesverbal që t’i largoj mjetet nga aty”.

Ai po ashtu është shprehur se presin që këto vetura të largohen deri ditën e hënë.

“Nëse nuk largohen deri të hënën, i nxirret vendimi dhe veprojmë përmes kompanisë sonë”, ka thënë Tahiri për KALLXO.com