Ilustrim

Tronditet Shkodra shpërthim në banesën e shefit të policisë

Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën, ndërsa një nga shënjestrat ka qenë banesa e shefit të Stacionit të Policisë Theth, Prele Milani.

Top Channel raporton se shpërthimi i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:45, ka ndodhur në banesën e shefit të Stacionit të Policisë në Theth, Prele Milani.

Shpërthimi me mjete shpërthyes ka ndodhur pesë minuta pasi që shefi i policisë është larguar nga shtëpia për të marrë detyrën në Stacionin Policor të Shkodrës.

Sipas raportimit të Top Channel, në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në pjesën e prapme të banesës së tij, brenda banesës kanë qenë gruaja dhe vajza e shefit të policisë.

Dyshimet e deritanishme janë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të punës së Prele Milan si shef i policisë në zonën e Thethit.

Ndërsa, shpërthimi i dytë është rapotuar pas mesnatën në fshatin Grudë e Re në afërsi të Shkodreës, ku ka pasur një shpërthim e cila dyshohet të jetë tritol.

Sipas raportimit në momentin e shpërthimit në shtëpinë në fshatin Grudë kanë qenë të gjithë anëtarët e familjes por nuk ka pasur të lënduar përveq dëmeve materiale.

Hetimet për shkaqet e këtyre dy shpërthimeve po vazhdojnë nga ana e policisë.