President Donald Trump speaks before boarding Air Force One at Andrews Air Force Base, Md., Wednesday, Jan. 20, 2021.(AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Triumfi kundër rasteve gjyqësore vulos kthimin e Trumpit

Me vendimin e prokurorit special, Jack Smith, që të heqë dorë prej rastit të hetimit të ndërhyrjes në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj Donald Trumpit, sipas analizës së BBC-së, njërin prej kërcënimeve të fundit kundër presidentit të zgjedhur Trump, tashmë e ka marrë era.

Jack Smith po heq dorë edhe prej apelimit të refuzimit të një gjyqtari federal të rastit të tij kundër Trumpit për keqmenaxhim të dokumenteve të sigurisë kombëtare pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë më 2021.

Këto ishin dy prej proceseve më të mëdha të drejtësisë kundër Trumpit, që po i qëndronin pezull për më shumë se një vit derisa ai kishte nisur marshimin e tij të ngadaltë por të sigurt drejt kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Doracaku i Departamentit të Drejtësisë ia ndalon hetimin kriminal presidentit në detyrë. Në dosjen e tij, Smith ka thënë se Departamentit i Drejtësisë ka nxjerrë përfundimin se kjo mbrojtje legale zbatohet edhe ndaj hetimit të një qytetari privat që në fakt është president i zgjedhur. Ai ka bërë të ditur se ndalimi është kategorik pavarësish peshës së krimeve të dyshuara në rolin e një zyrtari qeveritar.

Kjo do të jetë një goditje e fortë për ata që pretendonin se Trumpi do të mund të dilte para drejtësisë për dhunën e 6 janarit 2021 gjatë sulmit ndaj Kapitolit amerikan prej mbështetësve të presidentit të zgjedhur.

Administrata e Bidenit dhe kryeprokurori Merrick Garland janë kritikuar ashpër prej disa politikanëve të së majtës, por edhe prej kundërshtarëve të Trumpit nga radhët e së djathtës se kishin lëvizur ngadalë në përpjekjen për t’i ngritur rastet kundër atëherë ish-presidentit pas largimit të tij nga detyra – duke trasuar rrugën për vendimin e së hënës.

Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com