Gjykata e Ferizajt - Foto: GjThF

Tridhjetë ditë paraburgim të ekstraduarit nga Gjermania

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, kundër të pandehurit B. R.

Ai po akuzohet për veprën penale blerja, posedimi  dhe shitja e pa autorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, sipas aktakuzës së ish Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë.

 “Kryetari i trupit gjykues, pasi konstatoi se i akuzuari është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë ku ka qëndruar prej vitit 2013 dhe ka leje të përhershme të qëndrimit në atë shtet, dhe në këtë mënyrë edhe prezenca e tij është siguruar përmes procedurës së ekstradimit, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit”, njofton gjykta e Ferizajt.

Tutje thuhet se paraburgimi ka qenë masa adekuate në këtë fazë të procedures.

“Po të gjendet në liri i akuzuari lehtë mund të shmanget nga procedura penale dhe nga shqyrtimi gjyqësor siç ka vepruar prej vitit 2013 e tutje dhe më këtë do të behej i pamundur zhvillimi normal dhe i pa penguar i procedurës penale”, përfundon njoftimi i Gjykatës me faktin se ankesa kundër aktvendimit nuk e shtynë ekzekutimin e tij.