Tridhjetë ditë paraburgim të dyshuarit për dhunimin e një vajze 13 vjeçare

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit Sh.U.

Ai po dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13 vjeçare.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës se Gjilanit.