Gjykata Serbe vepron me urgjencë, tri vite burg për serbin që shkeli vetizolimin

Një gjykatë serbe dënoi një person 38 vjeçar nga Nishi, i cili shkeli masat e izolimit pasi u kthye nga jashtë, me tri vjet burg të premten.

Radio televizioni i Serbisë raporton se ky ishte aktgjykimi i parë gjyqësor për shkelje të izolimit.

Gjyqi u mbajt online në gjykatën themelore në Dimitrograd.

Ky ishte një aktgjykim i shkallës së parë.