Ilustrim - Aeroplan i llojit, 737 Max, i kompanisë Boeing.

Tri vendet europiane me numrin më të lartë të fluturimeve të anuluara

Platforma e inteligjencës së udhëtimit, Mabrian, ka renditur dhjetë vendet evropiane që kanë anuluar numrin më të madh të fluturimeve të planifikuara për periudhën nga 1 dhe 15 korrik.

Dhjetë vendet kryesore evropiane sipas anulimeve të fluturimeve janë Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Spanja, Franca, Holanda, Greqia, Austria, Portugalia dhe Danimarka, raporton SchengenVisaInfo.com.

Nga të gjitha vendet e përmendura më lart, Gjermania kishte shkallën më të lartë të anulimit të fluturimeve të planifikuara për të fluturuar midis 1 dhe 15 korrikut. Gjermania anuloi 11,482 fluturime të planifikuara për të fluturuar brenda kësaj periudhe.

Gjermania pasohet nga Mbretëria e Bashkuar me 1060 fluturime të anuluara dhe Italia me 637 fluturime që ishin planifikuar të kryenin ndërmjet 1 dhe 15 korrikut.

Spanja është një nga vendet që anuloi 423 fluturime të planifikuara./Euronews.al