
Tri vdekje të dyshuara brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës brenda 24 orëve janë raportuar tri vdekje në rrethana të dyshimta.
Rasti i parë është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, në Lipjan , dje rreth orës 09:50, kur është raportuar se një person është gjetur në rrugë pa shenja jete.
Në njoftim thuhet se njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës është konfirmuar pasi që është dërguar në QKUK.
Më vendim të prokurori turpi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti i dytë është raportuar se ka ndodhur në rrugën “Stambolli”, në Prishtinë, pasditen e djeshme, kur viktima është gjetur pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, njofton policia.
Vdekja e tretë është raportuar se ka ndodhur në QKUK në Prishtinë, dje rreth orës 17:45.
Stafi mjekësor ka raportuar se një shtetas i Maqedonisë Veriore ka vdekur.
Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.