Drenas

Tri shtatore i shtohen Drenasit për Ditën e Flamurit

Ditëlindja e Adem Jasharit, më 28 nëntor, do festohet me vendosjen e shtatores së tij në qendër të Drenasit.

Shtatoret e Adem, Shaban dhe Hamëz Jasharit do të përurohen të enjten në orën 12:00 sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas njofton Shqipe Zogu, Drejtoreshë e Drejtoratit për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ndërsa rrugët kryesore të qytetit dhe sheshi kryesor pritet të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe shtetërorë.

Sipas agjendës së Komunës, në orët e para të mëngjesit do bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Morinë dhe në Gllanasellë dhe do mbahet seancë solemne e Komunave të Drenicës (Drenas, Skenderaj) në Sallën e Kulturës në Drenas.