Tri rrugët që u prekën nga vjedhja e 2 milionë eurove të Thesarit

Në konferencën e Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me skandalin e vjedhjes së dy milionë eurove nga Thesari i shtetit, sekretari i kësaj ministrie Nexhmi Bytyqi, ka përmendur projektet që janë prekur nga kjo vjedhje.

Sipas Bytyqit mjetet janë marrë prej tre projekteve si: Projekti Zhur – Dragash – Brod, projekti Prishtinë – Mitrovicë dhe projekti Prizren – Prevallë.

Bytyqi gjithashtu shtoi se deri tani nuk është marrë në intervistë asnjë zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës.

Abrashi: Sekretari i Ministrisë nuk ka qenë në dijeni për transaksionin e 2.1 milionëshit nga Thesari