COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Tri raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave, asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person është shëruar ndërsa janë vaksinuar 20 qytetarë.

Në Kosovë aktualisht janë 15 raste aktive me COVID-19.