Ilustrim
Tri raste të dyshuara për falsifikim të parave në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se një kartëmonedhë në vlerë 500 euro dhe dy të tjera në vlerë nga 100 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, janë sekuestruar në tri vende të ndryshme të Kosovës.
Kartëmonedha e 500 eurove është konfiskuar në Prishtinë, për këtë rast në polici është ankuar një grua e cila gjatë kontrollimit të parave te deponuara, ka vërejtur kartëmonedhën që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti i dytë ka ndodhur në Kamenicë, një burrë gjatë kontrollimit të parave të deponuara ka dyshuar se 100 euro janë të falsifikuara dhe ka njoftuar Policinë. Njësitë policore kanë sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Pejë. Një grua është ankuar në polici se kartëmonedha me vlerë prej 100 eurove të cilën e ka pranuar nga klientët, duket të jetë e falsifikuar. Këta të fundit kanë marrë masa dhe e kanë sekuestruar kartëmonedhën. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të gjitha këto raste janë nën hetime.