Tri raste të dyshuara me Coronavirus po trajtohen në QKUK

Tri raste të reja të dyshuara me Coronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor i QKUK-së.

“Një grua 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës, Piaqenza. Një burrë 39 vjeç – Prishtinë, i punësuar në Milano. Një shtetas kinez. 1992 ka ardhur nga Kina me 02.02.2020”, thuhet në deklaratën e ShSKUK-së.

Gjatë ditës së djeshme, tri rastet e dyshuara me koronavirus të paraqitura në Klinikën Infektive të QKUK-së kanë rezultuar negative.