Tri raste të dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës
Tri raste të dhunës në familje, në tri qytete të ndryshme të vendit janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Dy nga këto raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Han të Elezit është thënë se kanë ndodhur dje, ndërsa një tjetër në Lipjan që ka ndodhur para dy ditëve.
Sipas Policisë, në rastin e ndodhur në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se i ka kanosur dy viktimat, një grua dhe një burrë.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur dje rreth orës 02:00 dhe lidhur me rastin nga i dyshuari është sekuestruar një thikë.
I arrestuari është thënë se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin e dytë, që ka ndodhur në Hani të Elezit, Policia ka thënë se dy viktima, një grua dhe një burrë, kanë raportuar se i dyshuari i ka sulmuar fizikisht.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka thënë Policia.
Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur dje, më 15 dhjetor 2022, rreth orës 20:25.
Ndërsa për rastin e tretë të raportuar, që u tha se ka ndodhur më 14 dhjetor 2022, rreth orës 02:000 në Lipjan, Policia ka treguar se dje kanë arrestuar personin e dyshuar.
Personi në fjalë është arrestuar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili thuhet se si pasojë e kësaj ka pranuar tretman mjekësor.
Sa i përket të dyshuarit, Policia tregon se me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.