Tri raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë
Tri raste të raportuara të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Dy raste janë raportuar në Prishtinë dhe një rast në Klinë.
Në rastin e parë të raportuar në Prishtinës, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Pas kësaj dyshohet se djali i saj është përleshur fizikisht me babain e tij.
“Të gjithë të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftim, për rastin që ka ndodhur më 07.12.2024.
Me vendim të prokurorit bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.
Në rastin e dytë, është raportuar se është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Në raportin e policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfirskuar një armë zjarri me një kartikatr dhe katër fishekë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thekesohet në njoftimin e Policisë për rastin që është raportuar më 07.12.2024 në ora 23:00.
Në rastin e tretë që është raportuar në Klinë, është arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht një grua.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor” – potencohet në njoftimin e Policisë për rastin që ka ndodhur më 06.12.2024 në ora 22:00.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.