Tri raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit
Këtë të hënë (09.12.2024) janë raportuar në Polici tri raste të dhunës në familje.
Në kryeqytet, një grua ka raportuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Viktima thuhet se nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Në kryeqytet po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar tre të dyshuar një grua dhe dy burra pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.
“Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Në Gjakovë një grua ka raportuar se i dyshuari kosovar është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj.
“Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend ndodhja e tij dhe është në kërkim nga njësitet policore”- thuhet në raportin 24 orësh.