Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Tri raste të dhunës në familje raportohen brenda një dite në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve, në Policinë e Kosovës.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur ish-gruan e tij – duke shkuar tek objekti banesor ku banon ajo.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 24.12.2024, në Fushë Kosovë.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është nën hetime.” – thuhet në njoftim.

Ndërkohë në Graçanicë, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.” – theksohet në Raportin e Policisë, më 30.12.2024.

Një rast i dhunës në familje është regjistruar edhe në Gjakovë.

Një person është arrestuar, sepse dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në Raportin policor.