Tri raste të dhunës në familje raportohen 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në vend.

Rastet janë raportuar në Prishtinë, Shtime dhe Pejë.

Një grua dje ka raportuar në Polici së djali i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe motrës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është në procedurë hetimore.

Në Shtime një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipin e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Një burrë në Pejë është arrestuar pasi që dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë.