Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Tri raste të dhunës në familje për 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.

Në Gjilan është arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.

Edhe në Gjakovë është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – është thënë në raport.

Kurse në Gjakovë është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

“Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – përfundon njoftimi.