Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje në rajonin e Prishtinës

Në 24 orët e fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Dy raste janë shënuar në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Fushë Kosovë.

“Dje rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër”, ka njoftuar Policia.

I dyshuari, sipas Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka arrestuar edhe një tjetër të dyshuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit me vendim të prokurorit.

Rreth orës 22:45 është raportuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje  e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Policia njoftoi se të tri rastet janë duke u hetuar.