Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Rastet janë regjistruar në tri qytete, Fushë Kosovë, Pejë dhe Gjakovë.

Në Fushë Kosovë një grua ka raportuar në Polici se vjehrra dhe burri i saj kanë ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Sipas Policisë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një burrë në Pejë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:20. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit, ka njoftuar PK.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në  mbajtje, thuhet tutje në raportin e Policisë.

Edhe në qytetin e Gjakovës një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Sipas Policisë i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.87 promil.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:00.

Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.