Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, i njëjti e kishte fyer, ofenduar duke i bërë presion psikologjike.

Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartcekur dhe me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Ndërsa, në Pejë një burrë është arrestuar nën dyshimin se i njëjti vazhdimisht ushtron dhunë brenda anëtarëve të familjes.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:38.

Në njoftim thuhet se i dyshuari për shkak se ishte në gjendje të dehur, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje ndërsa pas këndelljes pritet intervistimit i tij.

Rasti duke  u hetuar, ka njoftuar PK.

Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë.

Një burrë ka raportuar se djali i tij në vazhdimësi shkakton dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur.

Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.