Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve.

Sipas raportit policor, rastet kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Malishevë, përderisa janë arrestuar tre persona të dyshuar.

Në Fushë Kosovë, një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë po ashtu një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga një burrë, me ç ‘rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, forcat e rendit kanë arrestuar një grua nën dyshimin se kishte sulmuar një burrë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është vendosur në strehimore, ndërkaq sipas raportit policor, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.